Bali Muharremaj ka shprehur mbështetjen e tij për kryetarin aktual të Gjakovës, Ardian Gjini, duke theksuar se qyteti sot nuk flet për premtime, por për rezultate konkrete.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Muharremaj ka vlerësuar punën e Gjinit si të palodhur, të ndershme dhe të fokusuar në shërbim të qytetarëve:
“Dhe pas çdo suksesi atje, qëndron puna e tij e qetë, e palodhur dhe e ndershme. Kryetarin Ardian Gjini, qytetarët në Komunës së Gjakovës besoj se do ta votojnë pa asnjë hezitim, sepse e ka dëshmuar me vepër në punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm. Suksese miku im,” ka shkruar Muharremaj.
