Të fundit

Arbër Ismajli: Një Mbrëmje plot energji dhe besim për ndryshimin në Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, zhvilloi një tubim të fuqishëm me pjesëtarë të familjes Guda dhe shumë qytetarë e mbështetës.

Ismajli e përshkroi këtë mbrëmje si një dëshmi të qartë të frymës së bashkimit dhe besimit në projektin e tij për një Gjilan të ri, duke theksuar rëndësinë e vlerave si transparenca, llogaridhënia dhe zhvillimi ekonomik. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë familjen Guda, një familje me traditë dhe kontribut të madh në jetën qytetare të Gjilanit.

“Kur bashkohet zemra me angazhimin, ndryshimi bëhet i pashmangshëm,” u shpreh Ismajli, duke lavdëruar mikun e tij, Dr. Besim Guda, për mbështetjen dhe fjalët frymëzuese, si dhe duke vlerësuar lartë kandidatin për Asamblenë Komunale, Fitim Gudën, për përkushtimin dhe integritetin e tij.

“Gjilani po zgjohet. Ndryshimi është i domosdoshëm. Vetëm të bashkuar do ta bëjmë Gjilanin qytet të shpresës, besës dhe aspiratave tona,” përfundoi Ismajli.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci