Të fundit

Besnik Osmani: Fillon Zbatimi i Projektit Gjigant të Kanalizimit në Fushë Kosovë

Kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë zbatimi në terren i një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në historinë e qytetit, ndërtimi i sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik, faza e parë, me një investim prej 8 milionë euro.

Projekti përfshin ndërtimin e një sistemi të ri modern të kanalizimit, sipas hartës së publikuar nga komuna, dhe pritet të sjellë përmirësime thelbësore në cilësinë e jetesës për qytetarët, si dhe në mbrojtjen e mjedisit dhe standardin urban të Fushë Kosovës.

“Së shpejti fillojmë me zbatimin në terren të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytetin e Fushë Kosovës – faza e parë, me vlerë prej 8 milionë euro,” ka deklaruar Osmani, duke theksuar se projekti do të zbatohet me përkushtim dhe transparencë të plotë.

Kjo iniciativë është pjesë e vizionit të qeverisjes lokale për një Fushë Kosovë më të pastër, më të shëndetshme dhe më të zhvilluar në aspektin urban.

“Me përkushtim dhe transparencë, po e bëjmë realitet vizionin për një Fushë Kosovë më të pastër,” përfundoi kryetari Osmani.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci