Të fundit

Agim Aliu: Nderim për personalitetet ikonike të muzikës në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka ndarë momente të veçanta nga një bashkëbisedë me personalitete të shquara të muzikës ferizajase, duke i cilësuar ata si emra që kanë lartësuar artin dhe kulturën shqiptare përtej kufijve.

“Gjithmonë kënaqësi e privilegj i veçantë të ndaj çaste të këndshme bashkëbisede me personalitete ikonike të Ferizajt, emra të shquar të fushës së muzikës që me punën, talentin e dijet e tyre, dhanë shumë, na bënë krenarë e lartësuan artin muzikor në gjithë gjeografinë shqiptare e përtej,” u shpreh Aliu.

Me këtë takim, kryetari Aliu theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për artistët që kanë kontribuar në ndërtimin e identitetit artistik të qytetit dhe më gjerë.

Ferizaj vazhdon të jetë një vatër e rëndësishme e kulturës dhe muzikës shqiptare, me figura të cilat, siç tha Aliu, “janë ambasadorë të vërtetë të shpirtit tonë artistik”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci