Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin qendror që do të mbahet të premten, më 10 tetor, në ora 17:30, në Palestrën Sportive “Minatori”.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Tahiri theksoi rëndësinë e këtij momenti për të bashkuar energjinë, vullnetin dhe mbështetjen për ndryshimin që Mitrovica ka nevojë.
“Qytetarë të Mitrovicës, të premten, më 10 tetor, në orën 17:30, në Palestrën Sportive ‘Minatori’ është koha për ta treguar fuqinë e Mitrovicës. Mos mungoni! Mitrovica ka nevojë për ju!” – shkroi Tahiri.
💚 Mos mungoni – Mitrovica është e jona, e ardhmja fillon tani!
