Të fundit

Gjini: Me shumë gjasë do të jem sërish kryetar, sondazhet i kemi tepër mirë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh shpresëplotë se do të jetë edhe për një mandat në krye të kësaj komune.

Gjini tha se sondazhet e favorizojnë atë për mandatin e tij të tretë, teksa u shpreh se edhe disponimi qytetar është pro tij.

“Sipas të gjitha gjasave do të jem sërish kryetar i Gjakovës. Sondazhet i kemi tepër mirë, disponimi në komunë është tepër i mirë sepse çdo natë i mbajmë tri apo katër takime dhe e shohim disponimin e njerëzve”.

“Kur je gjatë në politikë, e sheh si të shohin në rrugë. Ata që duan të të votojnë të shohin në sy dhe të flasin. Nëse e fitoj edhe këtë mandat, bëhet i treti. Nuk mund ta them se do ta kërkojë mandatin e katërt”, tha Gjini në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Ai foli edhe për projektet që janë realizuar gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në Gjakovë, por tha se ka edhe të tilla që nuk janë premtuar por janë zhvilluar.

“Në Gjakovë ka projekte që nuk janë premtuar por janë zhvilluar. Një prej tyre i dalluar është qëndrimi ditor për pensionistë që ka përfunduar. Është një objekt i jashtëzakonshëm, ndër objektet më të bukura publike në Gjakovë”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci