Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, ka reaguar duke thënë se nxënësit në Ferizaj nuk po i mbajnë orët mësimore për shkak të ftohtit.
Ai ka thënë se Agim Aliu nuk ka menduar asnjë formë ngrohjeje për shumë shkolla.
Postimi:
Qyteti që nuk mendon për fëmijët, nuk ka të ardhme!
Që disa ditë, në shumë shkolla të Ferizajit nxënësit nuk po i mbajnë të gjitha orët e mësimit, sepse po ngrijnë nga të ftohtit. Kryetari Aliu nuk ka siguruar asnjë formë ngrohjeje për shumë shkolla.
Sigurisht, të ftohtit e ka zënë në befasi kryetarin. Sepse, përderisa duhej të planifikonte për fëmijët dhe mësimin, ai ka qenë i zënë me fushatë, me tendera dhe projekte të reja për dostat e tij.
Kjo është pasqyra e një qeverisjeje që e ka humbur sensin me realitetin dhe nuk i bëhet dert për hallet e nevojat e qytetarëve.
Qytetarët e Ferizajit kanë nevojë për një kryetar e qeverisje që prioritet ka mirëqenien e tyre, e jo për një qeverisje që udhëhiqet nga interesat e ngushta.
