Të fundit

Abdixhiku: Prishtina do të vazhdojë me Ramën e LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në mbylljen e fushatës në Prishtinë, tha se kryeqyteti do të vazhdojë të jetë me Përparim Ramën edhe katër vite të tjera.

Sipas tij, Prishtina do të vazhdojë të jetë e kaltër dhe me LDK-në.

“Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky qytet është misioni ynë. Do ta bëjmë këtë qytet sepse e dojmë. Sepse Prishtina duhet, nuk lakmohet. Kemi ecur bashkë në çdo lagje, kemi dëgjuar çdo zë, kemi parë çdo brengë, kemi projektuar çdo shpresë; dhe në secilën prej këtyre dorështrëngimeve, kemi ndier të njëjtën gjë, dashurinë e madhe për Prishtinën dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

“Në këtë udhëtim kemi parë Prishtinën që punon, Prishtinën që beson, Prishtinën që nuk pranon të kthehet pas”, shtoi Abdixhiku.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci