Të fundit

Numërohen të gjitha votat në Mitrovicë, Tahiri prin para Pecit

Në Mitrovicë është zhvilluar një nga garat më të ashpra në zgjedhjet e së dielës.

I pari ka dalë Arian Tahiri i PDK-së me një epërsi të lehtë kundrejt Faton Pecit të VV-së.

Me 100 për qind të votave të numëruara, Tahiri ka marrë 15 mijë e 368 vota apo 47.89 për qind, ndërsa Peci ka grumbulluar 15 mijë e 340 vota apo 47.8 për qind – diferencë prej 28 vota. Me këto rezultate, Tahiri dhe Peci do të përballen në balotazh.

I treti është renditur Gzim Plakolli i LDK-së me 1 mijë e 146 vota apo 3.57 për qind.

Këto janë rezultatet nga qendrat e votimit të rregullt, nuk janë të përfshira ato me kusht dhe ato postë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci