Të fundit

Rekomandohet suspendimi i dy policëve në Rahovec

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Rahovec.

Bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

IPK-ja ka njoftuar se hetuesit e tyre kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore lidhur me një rast në Rahovec, ku dyshohet se janë përfshirë dy zyrtarë policorë.

Pas këtyre veprimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të stacionit policor të Rahovecit, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë. Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve” thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci