Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke folur për diskutime të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal, u shpreh se as në nivelin qendror nuk ka diskutime me këtë parti.
“E para e punës, sa i përket me Vetëvendosjen, unë kurrfarë komunikimi s’kam”, u shpreh Krasniqi në konferencën për media.
Ai deklaroi se në horizont janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare “para vitit të ri”.
“Nuk ka shumicë dhe kjo pastaj më len me besu se afatet Kushtetuese janë të tilla se mund të përfundojmë në zgjedhje mes 30 nëntorit dhe 14 dhjetorit, ndoshta me 7 dhjetor”, deklaroi tutje ai.
Po ashtu, u shpreh se mund të befasojë Kurti por se përsëri vendi do të shkonte në zgjedhje në prill, kur i përfundon afati për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai shtoi se PDK-ja ka pasur konsistencë në qëndrimet e saj sa i përket zhvillimeve në nivelin qëndror.
“Kur ka qenë nevoja me zhblloku Kuvendin, i kam taku të gjithë e kam takuar edhe z.Kurti, por ai s’ka qenë i interesuar siç duket”, përfundoi kreu i PDK-së.
