Të fundit

Mjeku: Masakra e Reçakut, një nga ngjarjet më famëkeqe në Dardani

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku,ka përkujtuar 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut duke thënë se Serbia për dy shekuj shtetësi ka punuar që t’i zhdukë shqiptarët dhe se edhe tash çdo përpjekje e saj për shkelje të sovranitetit të Kosovës, është pjesë e këtij synimi.

“Sot është përvjetori i masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më famëkeqe të gjenocidit të Serbisë mbi popullin tonë në Dardani. Për gati dy shekuj të shtetësisë, Serbia ka shestu dhe punu me i zhdukë shqiptarët dhe me ua marrë tokën. Çdo ushtrim i sovranitetit të Beogradit në vendin tonë i shërben atij synimi, duke cenu Republikën e Kosovës dhe duke rreziku sigurinë e kombit shqiptar dhe të Evropës së lirë”, ka shkruar Mjeku.

Për këtë, ai ka thënë se s’duhet lejuar kurrsesi lejimi i mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci