Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri që është edhe kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
Basha është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, si dëshmitar për hetimet e 21 Janarit.
Në kohën e tragjedisë me katër protestues të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.
