Të fundit

Artmotion siguron të drejtat ekskluzive të transmetimit të NBA edhe për pesë vjet

Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball Association (NBA), duke siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.

Falë kësaj marrëveshjeje shumëvjeçare, shikuesit kosovarë do të vazhdojnë të shijojnë spektaklin më të madh të basketbollit botëror, duke përfshirë ndeshjet e sezonit të rregullt, Playoff-et, NBA Finals, si dhe ngjarje të veçanta si NBA All-Star Weekend, NBA Draft, NBA In-Season Tournament, dhe shumë evente të tjera ekskluzive.

Ky partneritet i ri e përforcon pozitën e Artmotion si platforma kryesore sportive në Kosovë, duke ofruar përmbajtje të pasur, komentim profesional dhe transmetime në cilësi të lartë HD për një përvojë shikimi të pakrahasueshme.

Përveç NBA-së, Artmotion mbetet destinacioni kryesor për ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare, përfshirë UEFA Champions League, Premier League, La Liga, Serie A, Europa League, Conference League, Formula 1, MotoGP, Judo, UFC, si dhe Superligën e Kosovës në Futboll dhe Basketboll, me transmetime ekskluzive për komunitetin sportdashës.

Kjo ripërtrije e rëndësishme e bashkëpunimit me NBA-në konfirmon përkushtimin e Artmotion për të sjellë sportin më të mirë botëror në çdo shtëpi në Kosovë, duke ofruar përmbajtje premium dhe eksperiencë televizive të nivelit ndërkombëtar.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci