Të fundit

Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin: Fyerje e rëndë ndaj viktimave të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili kishte thënë se “rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”.

Përmes një postimi në facebook, Musliu e ka quajtur këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.

“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka shtuar se një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla “ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione dhe për të mbuluar paaftësinë politike”.

Ajo e ka cilësuar këtë deklaratë si vazhdimësi të punimit shkencor kundër UÇK-së nga Basha, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij nga pozita.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci