Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka ftuar qytetarët që të votojnë, në një postim në rrjetin social Facebook rreth një orë para mbylljes së vendvotimeve.
Basha ka thënë se jemi “në momentet e fundit të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor”.
“Ftoj të gjithë qytetarët – në të 18 komunat ku po mbahet votimi – që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre!”, ka shkruar Basha.
“Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër!”, ka deklaruar ai.
