Të fundit

Venat e fryra në dorë ngjallin spekulime të reja për shëndetin e Putin (VIDEO)

Spekulime të reja lidhur me shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin janë përhapur ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto. Në këto foto duket Putin i cili shtrëngon dorën me një grua por venat e fryra kanë tërhequr vëmendjen.

Imazhet kanë nxitur spekulime të reja se Putini është i sëmurë. Edhe më parë janë ngritur spekulime se Putin është i sëmurë duke listuar nga sëmundja e Parkinsonit e deri te kanceri.

Një ish-këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko postoi foton e dorës së Putin ndërsa theksoi se diçka nuk shkon me duart e Putinit. Në nëntor 2024, duart e Putinit ishin objekt spekulimesh.

Gerashchenko postoi një video ku sipas tij presidenti rus nuk i lëvizte duart dhe dukeshin sikur ishin të ndara nga trupi i tij. Në tetor 2024, Kremlini tha se Putini nuk kishte probleme shëndetësore pasi nuk u shfaq në publik për dy javë. Gjithashtu tha se Putini kishte vizituar një spital në Moskë për analiza mjekësore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci