Gjykatave të Republikës së Kosovës i janë shtuar 20 gjyqtarë të rinj.
Të martën, presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar 20 gjyqtarë.
Dekretimi i tyre ka ardhur pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në fjalimin e saj gjatë ceremonisë së betimit, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e integritetit dhe profesionalizmit në ushtrimin e detyrës, duke nënvizuar se gjyqtarët e rinj do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët.
Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.
Gjyqtarët e rinj do të ushtrojnë funksionin e tyre në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.
