Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.
Demalijaj ka qenë pjesë e AAK-së.
Postimi:
Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!
