Të fundit

Deputetja përdori burkën për propagandë, tronditi Australinë

Senati i Australisë ka suspenduar senatoren e djathtë ekstreme, Pauline Hanson për një javë pasi hyri në parlament me burkë si propagandë politike për fushatën e saj që të ndalonte veshjet myslimane në publik.

Hanson veshi burkën në dhomën e lartë të Parlamentit pasi iu mohua prezantimi i ligjit për ndalimin e burkës dhe veshjeve të tjera që mbulojnë fytyrën në hapësirat publike.

Veprimi i saj ka nxitur akuzat për racizëm nga senatorët e tjerë myslimanë.

Qeveria laburiste ka deklaruar se veprimi i saj është fabrikim dhe e bën Australinë më të dobët.

Parlamenti australian më vonë miratoi mocionin për ta censuruar lideren e partisë “Një Komb”

Partia “Një Komb” ka shfrytëzuar rritjen e nacionalizmit dhe politikave kundër migrimit.

Për këtë ka fituar katër ulëse në parlamentin australian.

Sondazhet e fundit kanë treguar se është rritur edhe më shumë përkrahja për deputeten Hanson dhe partinë e saj.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci