Të fundit

Krasniqi: LVV po prodhon artificialisht tema për të përfituar politikisht

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, thotë se tre tema të prodhuara artificialisht nga Lëvizja Vetëvendosje po dominojnë debatin.

“Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po hyjmë me tri tema kryesore që dominojnë debatin publik: 1. Kush është fajtor për bllokadën financiare? 2. Kush është “me Listën Serbe”? 3. Kush është kundër votimit të diasporës?”, shkruan ai.

Sipas tij, po fabrikohen kriza, për të përfituar politikisht.

“Po fabrikohen kriza politike për t’i shitur si beteja patriotike, po krijohet pasiguri dhe jostabilitet për të përfituar politikisht. Në vend të zgjidhjeve – po prodhohet krizë. Në vend të përgjegjësisë – po prodhohet fajësim. Në vend të stabilitetit – po prodhohet polarizim”, përfundon Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci