Të fundit

Osmani: Pas zgjedhjeve, pres të kemi Kuvendin e konstituuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit të ketë formim të shpejtë të institucioneve.

“Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve do të kemi konstituim të Kuvendit. Pastaj të kemi edhe Qeveri sa më parë sepse qytetarët e Kosovës me padurim presin të merren edhe shumë vendime të tjera të cilat janë në interes të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu shtoi se ka bindje se ky proces të jetë demokratik.

“Festat e Nëntorit janë të veçanta pavarësisht situatave politike, situatat politike apo kjo me të cilën po ballafaqohet Kosova tani për tani, përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një demokraci. Jam e bindur sikurse çdo proces zgjedhor edhe ky do të shkojë mirë dhe do të shkojë në rregull bazuar në standardet më të larta demokratike nuk shoh asnjë problem” u shpreh Osmani.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci