Të fundit

Prokuroria është vonuar në përfundim të hetimeve, gjykimi në rastin e dytë të Thaçit nuk mund të fillojë

Gjyqtari i vetëm, Christoph Gosnell,  në çështjen gjyqësore të Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, tha se në një parashtrimin me shkrim Prokuroria kishe thënë se gjyqit nuk mund të fillojë përpara se të kenë përfunduar hapat e mbetur hetimor.

Sipas gjyqtarit, Prokuroria kishte thënë se gjykimi mund të fillojë në fillim të shkurtit 2026. Por, ai tërhoqi vërejtjen për vonesat e Prokurorisë në përfundimin e hetimeve nga se çfarë ishte parashikuar nga ana e këtyre të fundit.

Ndërsa, Prokurori Joshua Hafetz tha se ndryshe nga parashtrimi ‘tash mund të iu informoj se hetimet janë në përfundim e sipër’.

Prokurori tha se nga puna që po bëjnë palë të jashtme, kjo procedurë e hetimit nuk do të zgjasë më shumë se mesi i janarit

Ai tha se Prokuroria ka ngushtuar objektin e hetimit për t’u përqendruar në prova më me rëndësi.

Hafetz tha se sa i takon fillimit të gjykimit, duke pasur parasysh parashtrimet, materialin hetimor pritet që ta kenë në mes të janarit.

“E kam shumë të çartë që materialin do e kemi mes të janarit. Mbase mund ta ngushtojmë edhe me tepër punën e palës së jashtme. Ajo që ka kuptim bazuar në parashtrimet e palëve është që të kuptojmë provat që kemi dhe të kuptojmë se ajo që sugjerojmë është në mes apo në fund të shkurtit”, tha Prokurori.

Prokurori pyeti gjyqtarin se a do i lejon t’i kryejnë këto hetime dhe pastaj të vazhdohet me dëshmitarin.

Gjyqtari Christoph Gosnell tha se shqetësimi i tij është se këto hetime nuk janë nën kontrollin e gjykatë duke shtuar se ka pasur vonesa dhe vlerësime jo të drejta për përfundimin e hapave hetimor.

Gjyqtari tha se Prokuroria në një parashtrim shumë më herët kishte thënë se 14 nëntori 2025 ishte një kohë e përshtatshme për kalimin e çështjes në fazën e hetimit. Rrjedhimisht, sipas prokurorit i binte që gjykimi të fillonte nga mesi i janarit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci