Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova në përvjetorin e lindjes së tij.
Ferati ka thënë se 2 dhjetori është dita e personalitetit më të shquar të historisë sonë dhe vizionit të tij të gjallë që nuk shuhet.
“Në Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike, data 2 dhjetor është dita e Atit të Pavarësisë, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, personalitetit më të shquar të historisë sonë dhe vizionit të tij të gjallë që nuk shuhet, sepse është ende drita e vetme për Republikën. Ideali i Presidentit Rugova jeton në të gjitha vlerat që ai la shembull: dinjitetin, urtësinë dhe atdhedashurinë. Lavdi e përjetshme!”, thuhet në postimin e Feratit në Facebook.
