Të fundit

Pas gati pesë orëve, përfundon takimi i Putinit me delegacionin amerikan në Moskë

Takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe delegacionit amerikan në Moskë ka përfunduar, sipas burimeve të televizionit CNN.

Pjesë e delegacionit amerikan janë emisari i posaçëm, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Agjencia ruse e lajmeve, “RIA Novosti”, raportoi se takimi zgjati gati pesë orë.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin X, emisari i Putinit, Kirill Dmitriev, e shkroi fjalën “produktiv” pranë një figure të pëllumbit të paqes.

Më herët, presidenti rus tha se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Evropën, por nëse Evropa nis një të tillë, konflikti do të përfundonte aq shpejt, saqë Rusisë nuk do t’i mbetej askush për të negociuar me të.

Putini gjithashtu kërcënoi se do ta linte Ukrainën pa qasje në det si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dronë ndaj anijeve ruse për transportin e naftës në Detin e Zi.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se komentet e Putinit tregojnë se ai nuk është i gatshëm për t’i dhënë fund luftës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci