Të fundit

“Pengues e bllokues i proceseve”, Arifi thotë se Kurtit po i mbyllen dyert në SHBA e BE

Ish-ambasadori Avni Arifi ka thënë se debatet e zhvilluara në kongresin amerikanë qartësojnë edhe më shumë pozicionin që ekziston prej vitesh, se SHBA-të nuk kanë raporte me Qeverinë e Kosovës.

“Ka vite që SHBA-të nuk kanë raporte me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Kurtin. E shohin si pengues dhe shkatërrues të projekteve amerikane në Ballkan, në këtë rast në Kosovë, dhe kjo e ka vështirësuar pozicionin e Kosovës në agjendën e saj të integrimeve euro-atlantike”, tha ai në Dukagjin.

Tutje ai shtoi se kjo është duke e penguar rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.

“Është duke e penguar Kosovën në integrim në NATO, është duke e penguar Kosovën në integrim në Këshillin e Evropës, në organizata ndërkombëtare dhe në avancimin e raporteve me SHBA-të”, ka thënë ai.

Tutje, Arifi e ka akuzuar Kurtin duke e quajtur atë pengesë për zhvillimin e Kosovës.

“Është një argument që vazhdimisht është thënë edhe nga shoqëria civile edhe nga opozita, por që para disa muajsh Kurti tha se raportet me SHBA-të kurrë s’kanë qenë më të mira se sa sot. Me dje, iu vu njëfarë pike kësaj pune: Departamenti i Shtetit e sheh Kurtin si pengues, bllokues të proceseve. Pastaj, edhe sot reagimi i Ambasadës Amerikane po ashtu vetëm e konfirmon. Ne po flasim për një lider të Kosovës që ditë për ditë po i mbyll rrugët e veta nëpër pallatet evropiane dhe amerikane”, ka thënë Arifi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci