Të fundit

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe me ndikim në Ballkanin Perëndimor, është vlerësuar me European Quality Award, një ndër çmimet më të respektuara që i jepen kompanive me standarde të larta evropiane. Ceremonia u mbajt në Oxford, Mbreterine e Bashkuar, ku çmimin e pranoi Jona Devolli, zv.Presidente e Devolli Group.

Ky vlerësim ndërkombëtar i dedikohet organizatave që demonstrojnë përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj cilësisë, inovacionit, menaxhimit të qëndrueshëm dhe ndikimit pozitiv në ekonomi dhe shoqëri. Devolli Group u përzgjodh falë rolit të saj udhëheqës në industrinë e prodhimit dhe konsumit, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë ceremonisë në Oxford, Jona Devolli u nderua me emblemën e artë të cilësisë, e cila simbolizon arritjet e kompanisë në standardet operacionale, qeverisjen korporative dhe vizionin strategjik që ka çuar Devolli Group drejt zgjerimit ndërkombëtar.

“Është nder i madh që të pranojmë këtë vlerësim në Oxford. Kjo na motivon edhe më shumë të vazhdojmë rrugën e zgjerimit global, duke mbetur njëherazi të përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.” : tha Jona Devolli gjatë fjalës së saj

Gjatë ceremonisë u dorëzua edhe një trofe simbolik, që nënvizon përkushtimin e Devolli Group ndaj etikës së biznesit dhe standardeve të larta të cilësisë. Përfaqësuesit e komitetit organizativ theksuan se kompania ka treguar ritme të larta zhvillimi, kapacitete moderne prodhuese dhe një ndikim të fuqishëm në ekonomi.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci