Të fundit

Bedri Hamza: Kosova do të ecë drejt Evropës si shtet i matur dhe i besueshëm

Si shtylla të radhës, Hamza i ka prezantuar ato të mbrojtjes dhe sigurisë, që të jemi në hap me kohën.

“Do ta modernizojmë infrastrukturën mbrojtëse të vendit që Kosova të jetë e përgatitur për çdo kërcënim, të brendshëm e të jashtëm. Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, forcë operative, e shpejtë, e pajisur sipas standardeve të NATO-s. E gatshme për emergjenca, siguri dhe pjesëmarrje në misione ndërkombëtare. Anëtarësimi në NATO e në BE për ne nuk ka alternativë. Prandaj do të thellojmë partneritetin me NATO-n. Do të punojmë që sa më parë të bëhemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA, që sa më shpejt të arrijmë te Marrëveshja Strategjike me SHBA. Dhe po, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe ta marrim statusin e Kandidatit në BE.

Kosova do të ecë drejt Evropës si shtet i pjekur dhe i besueshëm”, ka thënë Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci