Christian Eriksen mund ta vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligë, pasi që skuadra e Brentfordit është në bisedime për një transferim të mundshëm.
Brentford i ka ofruar 29-vjeçarit një kontratë gjashtëmujore me opsionin për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, raporton Athletic.
Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës në Kampionatin Evropian kundër Finlandës më 12 qershor, ndërsa muajin e kaluar ndërpreu kontratë me Interin.
29-vjeçari deklaroi ambicien e tij për të rifilluar karrierën e tij profesionale, duke thënë se ai synonte një vend në skuadrën e Danimarkës për Kupën e Botës të Katarit më vonë këtë vit.
