Të fundit

Ramadani: Do të fillojmë programin për stërvitjen e të rinjve 18-25 vjeç për mbrojtje dhe siguri

Kandidati për deputet i AAK-së, Burim Ramadani, ka dalë me një propozim për programin special për trajnimin e të rinjve për mbrojtje dhe siguri.

Ai ka thënë se ata do të stërviten nga ushtria e policia.

“Do të fillojmë programin për stërvitjen e të rinjve 18-25 vjeç për mbrojtje dhe siguri. Në 7 vjetorin e themelimit të Ushtrisë, prezantojmë programin special për stërvitjen e rinisë tonë nga Ushtria e Policia. Kjo do të përfshijë programe pranverore, verore, vjeshtore dhe dimërore në pjesë të ndryshme të Kosovës, ku të rinjtë do të aftësohen në përkrahje të Ushtrisë, Policisë dhe të Zjarrëfikësve në rast nevoje. Ne e dimë që rinia jonë është e guximshme dhe e do Kosovën.”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci