Ish-zëvëndësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani në përvjetorin e shtatë të formimit të Ushtrisë, ka thënë se Kosova nuk ka pasur ëndërr më të madhe.
Ai në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se kjo është data më historike, pas shpalljes së Pavarësisë.
“Nuk ka pasur ëndërr më të madhe Kosova, se sa ta bëjë Ushtrinë dhe kjo me të drejtë cilësohet historike”.
“Është data më historike pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe si e tillë, kjo do të mbetet në historinë e përjetshme të Kosovës, si dita kur Kosova ta arritur suksesin më të madh, që nga çlirimi dhe pavarësia”, është shprehur ai.
Kujtojmë se Ramadani është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.
