Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se në natën e ndërrimit të mot-moteve apo më 31 janar, nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve
“Në natën e fundvitit apo ndërrimit të mot-moteve nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve. Orarin se si do të organizohet do ta diskutojmë kur të jemi më afër datës së zgjedhjeve. Materialet zgjedhore, kutitë e votimit, të gjitha këto ruhen në Qendrat Komunale të Numërimit non-stop nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Elezi në emisionin 60 minuta në KTV.
Marrë parasysh që festat e fundvitit mund të ndikojnë sidomos votimin me postë, Elezi sqaroi se tërheqja e pakove me fletëvotime në vendet e BE-së, do të bëhet më 2 janar apo në ditët pasuese të punës varësisht se si janë të përcaktuara në shtetet ku do të votohet nga bashkatdhetarët.
Elezi u shpreh optimist edhe që ky proces nuk do ta vonojë as atë të shpalljes së rezultateve.
Me procesin e balotazhit, qytetarët më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme, do t’i drejtohen për të katërtën herë me radhë kutive të votimit.
