Të fundit

IHMK demanton lajmet për temperatura –20°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së lajmeve se fundi i këtij viti do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri në –20°C dhe reshje bore.

IHMK thekson se është institucioni i vetëm kompetent për lëshimin e njoftimeve dhe paralajmërimeve meteorologjike në Kosovë, bazuar në Ligjin për Veprimtarinë Hidrometeorologjike.

Sipas këtij ligji, konkretisht neneve 9, 13 dhe 28, parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm për ngjarje të jashtëzakonshme hidrometeorologjike janë ekskluzivitet i IHMK-së, theksohet në reagim.

“Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së”, thuhet në reagimin e lëshuar, më 17.12.2025.

Instituti thotë se çdo subjekt apo individ tjetër që bën njoftime, parashikime apo paralajmërime për motin vepron në mënyrë të jashtëligjshme, joprofesionale dhe shkencërisht të padrejtë.

IHMK sqaron gjithashtu standardet shkencore të parashikimit të motit, të cilat bazohen në rregullat globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM), duke përfshirë të dhënat, terminologjinë dhe kriteret e saktësisë. Sipas këtyre standardeve, parashikimet afatshkurtra (1–3 ditë) kanë besueshmëri të lartë mbi 80 për qind, ndërsa saktësia bie ndjeshëm për periudha më të gjata kohore.

Sipas institucionit, Shërbimet Hidrometeorologjike Nacionale janë autoritetet kompetente për vrojtimet dhe paralajmërimet e hershme të motit, ku parashikimet bazohen në matjen e elementeve kryesore atmosferike, si temperatura, presioni, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, përmes satelitëve, radarëve dhe sensorëve tokësorë. Sipas tyre, këto të dhëna analizohen me modele meteorologjike dhe historike për të lëshuar vëzhgime, paralajmërime dhe këshilla sipas niveleve të rrezikut.

IHMK sqaron se saktësia e parashikimit është përgjithësisht e lartë për 1–3 ditë (80–90 për qind), ndërsa për periudha 5–10 ditë bie rreth 50 për qind.

Në reagimin e tyre, paraqiten edhe kategoritë e parashikimit:

Parashikimi afatshkurtër (0–3 ditë), i cili konsiderohet shumë i saktë dhe përdoret për motin ditor;

Parashikimi afatmesëm (4–7 ditë), me saktësi mesatare;

Parashikimi i zgjatur (8–14 ditë), i cili jep vetëm tendenca dhe jo kushte të sakta;

Perspektiva afatgjatë (javë deri muaj), e bazuar në modele klimatike dhe e shprehur vetëm në probabilitet, jo në mot.

Instituti rikujton se, për shkak të natyrës dinamike të atmosferës, parashikimi i besueshëm i motit është i kufizuar në rreth 7 deri në 10 ditë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci