Një person është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës nën dyshimet për zjarrvënie në Lipjan në shtator të këtij viti.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është një 23-vjeçar me shtetësi kosovare.
“Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç’rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri. Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit; H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I arrestuari me aktvendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
