Të fundit

ZRRE vendos kundër pezullimit të liberalizimit të tregut të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vensosur që të mos e pezullojë vendimin e vet për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, pavarësisht prej aktvendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me këtë çështje.

Vendimi është miratuar në një mbledhje të ZRRE-së të enjten.

Sipas ZRRE-së, aktvendimi i Supremes nuk i obligon ata që të pezullojnë liberalizimin e tregut të energjisë, por vetëm largimin e dy neneve në aktet nënligjore.

ZRRE ka thënë se vendimi i Gjykatës shfuqizon një nen të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të vitit 2017, si dhe një nen të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit në fjalë.

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës kishte shpallur të paligjshme dhe kishte shfuqizuar nene të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

Gjykata kishte konstatuar se mospërputhjet ndërmjet dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore kanë ndikuar në krijimin e një situate të pasigurisë ligjore dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci