Përforcimi i mbrojtjes prej vitesh vijon të jetë një prioritet për drejtuesit e Real Madridit. Spanjollët të mbështetur fuqimisht nga Florentino Perez do të jenë protagonistë gjatë merkatove dhe traineri Xabi Alonso bashkë me stafin po i bëjnë mirë llogaritë.
Ousmane Diomande është përfshirë në listën e ishi-t të Bayer Leverkusenit, i cili prej tre sezonesh konsiderohet ndër më të mirët në Europë. 22 vjeçari është referent tek Sporting Lisbona, kontrata e të cilit skadon në 2027-tën.
Në planet e qendërmbrojtësit nuk është rinovimi me portugezët, ç’ka do të thotë se ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë një lloj avantazhi për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Vlera në merkato e kartonit të afrikanit i tejkalon 50 milionë eurot, shifër e cila s’përbën problem për numrin një të ‘’ Los Merengues ‘’.
Sipas ‘ Defensa Central ‘, analistët besojnë se marrëveshja ndërmjet dy klubeve do të arrihet për 20-25 milionë euro por sigurisht Ousmane Diomande po e mendon mirë hapin vijues, duke qenë se mbetet edhe një fazë për të përfunduar sezoni.
Pavarësisht prezencës së Eder Militaos dhe Antonio Rudiger, ish mesfushori i Liverpoolit konsideron se duhen të tjerë elementë për arritjen e objektivave në vijimësi dhe profili i Ousmane Diomande përshtatet me mënyrën se si luan Real Madridi.
Më së shumti spikat për agresivitetin në luftën në ajër, potencën dhe daljen e shpejtë drejt kundrasulmeve, ç’ka e bën edhe një element polivalent.
13 sfida numëron nxënësi i Rui Borges në sezonin aktual, i treti në ‘’ Jose Alvalade ‘’.
