Të fundit

Hajdutët po përdorin metoda tmerruese për t’u futur në shtëpi

Bravëndreqësit po u bëjnë thirrje pronarëve të shtëpive që të marrin më shumë masa paraprake pasi hajdutët po përdorin metodën e djegies së dyerve për të hyrë në shtëpi.

The Sun, shkruan se ekspertët kanë paralajmëruar se kriminelët kanë përdorur nxehtësinë për të shpërthyer dyert dhe për të këputur bravat, në mënyrë që të hyjnë në shtëpi dhe për të vjedhur.

Bravëndreqësit kanë paralajmëruar se trendi është në rritje, pasi një klienti të tyre në Mançester iu thye shtëpia.

Sipas mediave hajdutët përdorin metodën e djegies për dëmtuar bravat e më pas futen në shtëpi, ku dhe kryejnë ‘misionin’ e tyre’.

Drejtoresha e kompanisë Elizabeth Johns u ka kërkuar pronarëve të shtëpive që të vendosin në dyer e shtëpive brava rezistente në mënryë që hajdutët mos t’i dëmtojnë, duke bërë në këtë mënyrë që të shmangin vjedhjen.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci