Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka falënderuar qytetarët e Suharekës dhe Prizrenit për mbështetjen e tyre të madhe gjatë takimeve dhe aktiviteteve të fushatës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi theksoi se qytetarët në këto dy komuna janë shpresë për Kosovën dhe treguan qëndresë të fortë me LDK-në. Ajo gjithashtu nënvizoi se mbështetja e qytetarëve është një sinjal i qartë për një Kosovë të zhvilluar dhe me shpresë, përmes vizionit të LDK-së.
“Faleminderit nga zemra!”, përfundoi Krasniqi në mesazhin e saj.
