Drejtori i Urbanizmit në komunën e Skenderajt, Zymer Deliaj, është liruar sot nga detyra nga kryetari Fadil Nura.
Lidhje me këtë Deliaj ka sqaruar se që nga emërimi janë dakorduar me kryetarin Nura se angazhimi i tij do të jetë afatshkurtë për shkak të obligimeve private të tij.
“Javën e kaluar kam bërë kërkesë tek kryetari Fadil Nura që të më lirojë nga detyra e drejtorit të Urbanizmit në komunën e Skenderajt. Arsyeja e kësaj kërkese është për shkak që unë edhe në fillim të emërimit jam dakorduar me kryetarin që emërimi im të jetë për një periudhë afatshkurtër, pasi kam shumë angazhime private që e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës së drejtorit të Urbanizmit në mënyrë efektive”, ka shkruar ai në Facebook.
“Unë do të jem konsulent i tyre për çdo gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme kurse kontributin tim do të vazhdoj ta jap edhe më tutje sidomos në projektet e subqendrave nëpër bashkësi lokale, të cilat i kemi prezantuar në fushatën zgjedhore të PDK-së e të cilat do të realizohen gjatë këtij mandati”, ka shkruar tutje ai.
