Të fundit

Mulaj: Në Pejë u pa qartë kush jemi, të bashkuar drejt fitores

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës në Pejë.

Ai ka thënë se në këtë qytet u pa qartë se kush është LDK-ja dhe çfarë dëshiron si parti.

Ai ka thënë se të shtunën ishin të qartë uniteti, vizioni dhe fitorja.

Postimi i tij:

Sot në Pejë u pa qartë kush jemi dhe çfarë duam.

Rugova u bashku me Pejën, Shallat u mblodhën n’plisa të bardhë, me zemër e me besë.

Me Uke Ibrahim Rugova dhe Agime Lajqi, fjala ishte e qartë: unitet, vizion dhe fitore.

Kjo nuk ishte veç një ditë takimi, ishte një ditë besimi.

Besë për LDK-në, besë për rugovizmin, besë për Pejën dhe Kosovën që duam.

Me 28 dhjetor po shkojmë drejt fitores së madhe, të bashkuar, pa përçarje, me idealin para vetes.

Kur jemi bashkë, fitorja është e sigurtë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci