Lëvizja Vetëvendosje prin me 43.5 për qind të votave, tregon rezultati i exit pollit të realizuar nga Albanian Post dhe T7.
Sipas sondazhit të cilin e prezantoi gazetari Baton Haxhiu në televizionin T7, në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23.6 për qind.
LDK-ja e Lumir Abdixhikut del më keq sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare, me 15.9% të votave të fituara, bazuar në rezultatin e exit-pollit të AP dhe T7.
Me 7.2% të votave të fituara, AAK-ja e Rmaush Haradinajt renditet partia e katërt në nivel vendit, tregon sondazhi.
Exit polli është publikuar 19:00, në të njëjtën orë të mbylljes së vendvotimeve në vend.
Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë numërimin e votave në Qendrat Komunale të Numërimit.
