Të fundit

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend.

Ajo ka theksuar se po ashtu, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj, shkruan REL.

“Synoj që të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin tonë, mendoj që të arriturat e shumta dhe punët e mira që po na presin dhe janë tek dera, duhet të vazhdohen, sepse është interesi më i mirë i Republikës sonë, por kjo nuk varet nga ky vlerësim sepse duhen dy të tretat. Ata duhet ë vendosin në dy drejtime nëse duan të vazhdojnë këto punë të mira dhe nëse duan të dëgjojnë vullnetin qytetarë”, tha Osmani.

Ajo tha se synon të vazhdojë angazhimin politik, edhe nëse nuk zgjidhet presidente. Osmani komentoi, gjithashtu, raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me SHBA-në nën administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci