Të fundit

Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar të hënën për lojtarët që e kanë pranuar më së shpeshti këtë edicion çmimin si më i miri i ndeshjes.

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, është ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga.

Pas çdo dueli në La Liga, ndahet çmimi “MVP” për lojtarin më të dalluar. Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, ka pranuar pesë herë çmimin si lojtari më i mirë.  Nga pesë herë janë vlerësuar edhe Jorge de Frutos, Aaron Escandell dhe Nico Williams.

Ndërsa sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është futbollisti që plot nëntë herë u shpall më i miri i ndeshjes.

31-vjeçari Muriqi është duke kaluar formë të mirë këtë edicion. Në 16 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar nëntë gola. Ai është futbollisti kryesor i Mallorcas në fazën e sulmit.

Skuadra e Muriqit, Mallorca, ka 18 pikë dhe e zë vendin e 13-të në La Liga.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci