Të fundit

Macron për operacionin e SHBA-së: Populli venezuelian u çlirua nga diktatura

Presidenti francez, Emanuel Macron, në një postim në platformën X ka thënë se populli venezuelian sot është çliruar nga diktatura e Nicolas Maduro.

Reagimi i Macron vjenë vetëm disa orë më vonë, pasi presidenti Maduro u arrestua nga forcat amerikane, një sulm i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Populli venezuelian sot është çliruar nga diktatura e Nicolas Maduro dhe nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të gëzohet. Duke marrë pushtetin dhe shkelur liritë themelore, Nicolss Maduro ka cënuar rëndë dinjitetin e vetë popullit të tij. Tranzicioni i ardhshëm duhet të jetë paqësor, demokratik dhe i respektueshëm ndaj vullnetit të popullit venezuelian. Ne shpresojmë që Presidenti Edmundo González Urrutia, në vitin 2024, të mund të sigurojë sa më shpejt këtë tranzicion. Në këtë moment po bisedoj me partnerët tanë të rajonit. Franca është plotësisht e mobilizuar dhe e vëmendshme, veçanërisht për të garantuar sigurinë e shtetasve të saj në këto orë pasigurie”, ka shkruar Macron.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci