Të fundit

Ymeri: Në SHBA votohet me “xhep”, rënia e popullaritetit të pushtetit nuk mjafton

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe paralelet që, sipas tij, mund të nxirren edhe për kontekstin politik në Kosovë, duke theksuar se rënia e popullaritetit të një pushteti nuk përkthehet automatikisht në fitore për opozitën.

Në emisionin VV Show, Ymeri tha se presidenti amerikan Donald Trump aktualisht ka popullaritetin më të ulët historik, sipas sondazheve të fundit.

“Presidenti Trump aktualisht e ka popullaritetin ma të ulët që e ka pas ndonjëherë historikisht. Dhe sipas sondazheve, arsyeja kryesore pse i ka ra popullariteti është rritja e çmimeve dhe shtrenjtimi i jetës,” u shpreh Ymeri.

Ai theksoi se në analizat politike amerikane ekziston një thënie e njohur sipas së cilës qytetarët votojnë kryesisht bazuar në gjendjen e tyre ekonomike.

“Njerëzit në Amerikë votojnë me xhep. Një prej arsyeve kryesore pse e ndëshkojnë një pushtet është kur atij i ‘kërset’ në xhep,” tha ai.

Sipas Ymerit, rënia e popullaritetit të Trumpit nuk lidhet domosdoshmërisht me ndonjë alternativë të fortë të prodhuar nga Partia Demokratike, por me pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale.

“Nuk është se Partia Demokratike ka prodhu diçka që me thanë e gjetëm një njeri që duhet me udhëheq Amerikën, por Trumpit i ka ra popullariteti,” vlerësoi ai.

Duke e lidhur këtë logjikë me realitetin politik në Kosovë, Ymeri theksoi se zhgënjimi ndaj pushtetit duhet të shndërrohet në besim konkret ndaj opozitës për të prodhuar ndryshim.

“Rritja e zhgënjimit ndaj pushtetit duhet me u shndërru në rritje besimi ndaj një partie opozitare,” tha Ymeri.

Ai shtoi se rënia e popullaritetit të kryeministrit Albin Kurti nuk nënkupton automatikisht rritje të mbështetjes për opozitën, nëse kjo e fundit nuk ofron projekte dhe procese të qarta.

“Sa më shumë që i bjen popullariteti Albin Kurtit, aq ma shumë kanë me na përkrah neve njerëzit – jo domosdoshmërisht, sepse për me të përkrah duhet me u identifiku ti vetën me procese dhe projekte të caktuara,” përfundoi Ymeri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci