Të fundit

Tragjedia në Zvicër, shteti e pranon lëshimin e madh që bëri

Bari zviceran që ishte skenë e zjarrit që la të vdekur 40 persona dhe të plagosur 116 të tjerë, nuk është kontrolluar për siguri në pesë vjetët e fundit, kanë bërë të ditur autoritetet.

Kryebashkiaku i Crans-Montana, Nicolas Feraud, të martën në konferencën për media ka thënë se nuk mund ta sqarojë se përse kafeneja La Constellation nuk është kontrolluar për aq gjatë, por ka shtuar se Këshillit të Qytetit i vjen shumë keq.

“Na vjen shumë keq, ua kemi borxh familjeve dhe e pranojmë përgjegjësinë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se fishekzjarrët që besohet se kanë shkaktuar zjarrin, do të ndalohen nëpër hapësirat e brendshme. Autoritetet kanë angazhuar një kontraktor të jashtëm për të inspektuar 128 baret dhe kafenetë në zonë.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci