Të fundit

Gjendja pas të reshurave në Prishtinë, ekipet emergjente intervenojnë në 7 raste

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet emergjente të saj janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë  në 7 raste si pasojë e telasheve që erdhën nga reshjet e fundit.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kësaj komune bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes.

“Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste”.

“Ju lutemi të keni kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportoni çdo rast emergjent në numrat: 0800 122 33 ose

0800 122 44

Siguria juaj mbetet angazhimi ynë i përhershëm!”, thuhet në njoftim të kësaj drejtorie.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci