Të fundit

Dihen emrat e tre të dyshuarve për tentim-vrasjen e afaristit Jeton Buquku

Arian Qelaj, një 45-vjeçar nga Mazniku i Deçanit, i njohur si recedivist i veprave penale dhe dy familjarë të tij, janë shpallur në kërkim për tentim-vrasjen e afaristit Jeton Buquku të dielën.

Buquku u plagos rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri paraditen e së dielës në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Pronari i kompanisë së përpunimit të mishit “Buquku Sh.p.k”, i lënduar rëndë, pranoi fillimisht trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, para se të transferohej për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Mjekët e kanë vlerësuar gjendjen e tij si stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës kanë rezultuar me identifikimin e tre të dyshuarve për rastin.

Siç raportoi sot Sinjali, të dyshuarit janë Arian, Yll dhe Altin Qelaj, pjesë e familjes Qelaj nga fshati Maznik i Deçanit.

Arian Qelaj, i dyshuari për tentim-vrasjen e Jeton Buqukut

Ata, aktualisht ndodhen në arrati, raporton Paparaci.

Arian Qelaj, 45-vjeç, është një recidivist i veprave penale.

Në dhjetor të vitit 2019, Policia e Kosovës e kishte shpallur Qelajn në kërkim për dhunim dhe lëndim të rëndë trupor. Ai dyshohet se ishte arratisur në Gjermani.

Arian Qelaj, bashkë me vëllain e tij Ismetin, ishin akuzuar nga Prokuroria e Pejës për rrahjen e dy personave në një kafiteri në fshatin Raushiq të Pejës. /Paparaci.com

  • Në fotografinë e ballinës: Arian Qelaj (majtas) dhe Jeton Buquku (djathtas)

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci