Të fundit

Rritet fluksi i qytetarëve në QKMF për shkak të gripit sezonal

Kosova po përballet me valë të re të gripit sezonal këtë dimër.

Numri i të prekurve nga viroza është rritur, duke bërë që vizitat në ambulanca dhe qendra shëndetësore të shtohen ndjeshëm.

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë thonë se gripi mund të ketë pasoja më serioze tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me imunitet të dobësuar, duke nënvizuar nevojën për masa parandaluese dhe vaksinim të hershëm.

Krahasuar me muajin nëntor, gjatë muajit dhjetor është regjistruar një rritje e dukshme e qytetarëve që kërkojnë kontrolle mjekësore për shkak të gripit sezonal.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefja dhe doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Zeqiri.

Sipas saj, të gjithë grupmoshat janë të prekura nga gripi.

Zeqiri tregon se cilat mosha janë më të rrezikuarit nga ky virus.

“Krahasuar me muajin nëntor në dhjetor është rritur dukshëm fluksi i qytetarëve për t’u kontrolluar si shkak i gripit sezonal. Të gjithë grupmoshat janë të prekura nga ky grip por më të ndjeshmit janë personat mbi moshën 65 vjeçar dhe personat me probleme shëndetësore, fëmijët – 8 vjeç”, u shpreh ajo.

Zeqiri ka treguar për simptomat më të shpeshta që përfshijnë të prekurit nga gripi sezonal.

“Simptomat më të shpeshta janë kok-dhimbja, teshtitje, kollitje, shkuarje e hunëve, nxënie të hundëve, dhimbje muskulore, temperaturë, ethe. Fëmijët me dhimbje barku e barkqitje të vjellura”, tha ajo./Front Online

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci