Të fundit

Rama flet për koalicion të mundshëm LDK-VV

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar nëse do ta përkrahte një koalicion mes LDK-së dhe VV-së në nivel nacional, e ku tha se një çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur.

Ndërsa, Rama e ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të LDK-së.

“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Sa kam qenë në komunë nuk kam pasë eksperiencë të mirë (me LVV))sepse në dy vitet e para jam munduar me bashkëpunu por kanë qenë sabotues e bllokues, por uroj që të jenë bashkëpunues tash sepse nuk ec shoqëria përpara me sabotime”, tha Rama.

Ai tha se brenda LDK-së ka njerëz të mrekullueshëm që mund të çojnë procese përpara dhe se ai nuk do të jetë personi që do të marrë drejtimin e kësaj partie.

“Unë kam cekur këtë çështje dhe më përpara se jam kryetar i Kryeqyteti dhe kam mandat katërt vjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë që çojnë procese përpara, nuk mendoj që kanë nevojë për mua. Mirëpo unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e kryeqyteti, jam aty për ndihmë, për çfarëdo ndihme që ka nevojë, por fokusi im është për kryeqytetin”, tha kryetari Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci